Qeveritare

Rama: Çibane trotuaresh që u nxijnë jetën njerëzve

Kryeministri Edi Rama ka postuar mbrëmjen e sotme në rrjetin social “Twitter” një foto ku tregohet aksioni që po zhvillon INUK në kryeqytet.

“Vazhdojme! Jo shtëpi që janë ndërtuar për një jetë më të mirë jo, po çibane trotuaresh që u nxijnë jetën njerëzve”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.

Më herët sot Kryeministri Rama kishte postuar edhe dy foto të tjera. Në të parën shkruante se, “Këto janë hapësirat ku medemek do dëgjohej zëri i qytetarëve e ku qytetarët janë strukur nën betonin e të “fortëve”.

Ndërsa në foton tjetër Kryeministri Rama siguron se, “Do vijojë papushim çlirimi nga çibanet e keqqeverisjes që rrënoi vendin për qëllime fitimi në kurriz të qytetarëve!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button