Home / Politika / Meta takon Thaçin në Durrës: Dialogu me Serbinë garanton njohjen reciproke

Meta takon Thaçin në Durrës: Dialogu me Serbinë garanton njohjen reciproke

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim pune në Durrës me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në takim, mësohet se është diskutuar edhe dialogu Kosovë-Serbi, për të cilin Meta është shprehur se vazhdimi i tij do të garantojë njohje reciproke midis dy vendeve, si dhe do të garantojë të ardhmen e tyre në BE.

“Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.
Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE, por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme”, shkruan Meta në një postim në “Facebook”, ku bashkëngjitur ka shpërndarë edhe një foto me Presidentin Thaçi.

Në kohën sa Thaçi ka drekuar me Metën, në Drenicë qytetarët kanë protestuar kundër vizitës së presidentit serb Aleksander Vucic.

Leave a Reply

%d bloggers like this: