Ekonomia

Të drejtat dhe detyrimet e personave fizik me xhiro nga 2 deri në 5 milionë lekë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si pjesë e Platformës së Informimit, bën me dije për të gjithë të interesuarit të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Juridik me xhiro 2 deri në 5 milionë lekë”,

Person Juridik me xhiro 2 deri në 5 milionë lekë

Person Juridik, quhet një Shoqëri Tregtare që preferon të bëjë biznes si person juridik dhe jo si individ person fizik; harton një statut të shoqërisë si individ/person juridik ose me individë të tjerë/persona të tjerë juridikë; dhe merr përgjegjësi për detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë me të gjitha pasuritë e biznesit.

Personi juridik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Juridik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 2 deri në 5 milionë lekë ai është subjekt i TVSH-së dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi;Tatimin në Burim (nëse e ka si përgjegjësi tatimore) si dhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%.

Për regjistrimin e biznesit kërkohen disa dokumenta dhe të dhëna të detyrueshme:

  1. Dokumentat:
  2. Kartë identiteti e administratorit ose personit të autorizuar prej tij;
  3. Akti i themelimit dhe statuti nëse janë hartuar si dy dokumente të veçanta;

iii.   Kartat e identitetit të ortakëve që nuk janë të cituara në aktet e krijimit të shoqërisë;

  1. iv. Dokumenta të tjera specifike për ortakët e shoqërisë që janë persona juridikë.

Tabela 1 – Llojet e detyrimeve tatimore në varësi të xhiros vjetore të biznesit

Xhiroja Vjetore (Në lekë) Përgjegjësitë tatimore / Llojet e Detyrimeve Tatimore
Kontributi i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore dhe TAP Tatim mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) Tatim mbi Fitimin e Thjeshtuar Tatim Mbi Fitimin Tatimi në Burim
0-2 milionë Po Jo Po Jo Po
Mbi 2 deri 5 milionë Po Po Po Jo Po
Mbi 5 deri 8 milionë Po Po Po Jo Po
Mbi 8 milionë Po Po Jo Po Po 

Procesi i regjistrimit në QKB përfundon mbasi ke:
a. plotësuar dhe dorëzuar formularin e regjistrimit me të dhënat e mësipërme;
b. Dorëzuar të gjitha dokumentat shoqëruese; dhe,
c. Marrë dokumentin unik të identifikimit, që quhet Numri i Identifikimit të Personit të Tatueshëm
(NIPT), dhe certifikatën përkatëse të regjistrimit.
Ky proces zgjat një ditë pune.
Të nesërmen mund të verifikosh statusin e kërkesës për regjistrim duke klikuar në faqen elekronike
të QKB-së: http://www.qkb.gov.al
• Në rast se kërkesa pezullohet, ke 21 ditë kohë për të plotësuar mangësitë.
• Në rast se regjistrimi refuzohet, bëhet kërkesë e re, pas eleminimit të shkaqeve të refuzimit.

Regjistrimi i biznesit në QKB është njëkohësisht edhe:
Regjistrim në Administratën e Tatimeve, Doganave, Bashkive dhe Inspektoratit të Punës.

Menjëherë pas regjistrimit fillestar në QKB:
a. Hap dhe regjistro llogarinë tënde në faqen elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të
Tatimeve (DPT) duke përdorur:
i. NIPT-in, si emër përdoruesi, dhe
ii. “Tatimetemia12”, si fjalëkalim fillestar.

Kujdes:

  1. Përgjegjësitë tatimore fillojnë nga data e regjistrimit në QKB.
  2. Verifiko dhe qartësohu për përgjegjësitë tatimore të listuara në kategorinë “Profili im”.
  3. Deklarimet për detyrimet tatimore bëhen vetëm nëpërmjet kësaj llogarie elektronike.
  4. Nëse keni probleme gjatë regjistrimit dhe përdorimit të llogarisë tuaj elektronike:
  5. a) Telefono Qendrën e Thirrjeve të DPT në numrin e telefonit 0800  00 02; b)    Merr udhëzime drejtpërsëdrejti në seksionin “live chat” të këtij shërbimi; c)    Paraqitu personalisht pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore (DRT), ose
  6. d) Kliko në faqen elektronike  të DPT: https://www.tatime.gov.al/c/7/200/udhezues-perdorimi

Menjëherë pas hapjes dhe regjistrimit të llogarisë elektronike në DPT

  1. Brenda dy ditëve pune pas regjistrimit në QKB, duhet të regjistrosh administratorin në

seksionin e listë-pagesave të llogarisë tënde elektronike tek faqja elektronike e DPT;

  1. Shko pranë Zyrës së Taksave Vendore të Bashkisë tënde:
  2. Dorëzo një  kopje  të  aktit  të  pronësisë/kontratës  së  qerasë  për vendin/vendet e biznesit;
  3. Kërko njoftimin për llojet, shumat dhe afatet e pagesës së taksave të tua vendore.

Kujdes: Nëse ambientin e merr me qera, pronari duhet të ketë p e pasurisë së paluajtshme.

  1. Shko në DRT për:
  2. T’u pajisur me bllokun e faturave tatimore të shitjes me TVSh, dëftesat tatimore dhe faturat e shoqërimit të mallit; dhe
  3. Dorëzo nje kopje të aktit të pronësisë/ kontratës së  qerasë  për  vendin/ vendet e biznesit.
  4. Shkarko modelin e deklarimit të librave të blerjes dhe shitjes, nga seksioni  “Librat    e shitjeve     dhe    blerjeve” në     llogarinë     tënde elektronike në DPT;

Në marrëdhënie me administratën tatimore ke të drejtë për:

  1. Informim dhe sqarim për legjislacionin;
  2. Ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave tua;
  3. Marrje njoftimi paraprakisht për aktet që lidhen me detyrimet tatimore;
  4. Kontrolle tatimore në kohë të arsyeshme, në vendin e duhur dhe brenda afateve të ligjit;
  5. T’u dëgjuar para marrjes së vendimeve që lidhen me biznesin tënd;
  6. Të marrë informacion nga dosja jote tatimore;
  7. Përfaqësim me persona të autorizuar prej teje;
  8. Ankimim ndaj    veprimeve    dhe    mosveprimeve    të administratës;
  1. Një shqyrtim të pavarur administrativ të ankesave të bëra;
  1. Marrë  ose   printuar   nga   sistemi   elektronik

(e-albania) vërtetime për: i.   Përgjegjësitë tatimore; ii.   Detyrimet e paguara;

iii.    Pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;

  1. iv. Xhiron e 3 viteve të fundit;

v.         Statusin si tatimpagues (aktiv, pasiv) dhe afatet konkrete për secilin rast;

  1. Posedim mjeti.

vii.   Për regjistrim të investitorit;

viii.   Për kontributet e paguara për individin;

  1. Vërtetim për individë të paregjistruar.

Dokumentat që duhen afishuar në ambientet e biznesit:

  1. Certifikata e Regjistrimit (NIPT-i);
  2. Lista e çmimeve të shitjes për çdo mall/shërbim që ofron;
  3. Njoftim-kujdes për klientët që të marrin kuponin tatimor për blerjet me para në dorë si dhe që kanë të drejtë për të mos kryer transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor.Për dokumentimin e shitjeve dhe blerjeve duhet të:
  4. Lëshosh kupon tatimor për çdo shitje me para në dorë
  5. Lëshosh faturë tatimore shitje me TVSh, së bashku me kuponin tatimor kur:
  6. Shet mallra apo ofron shërbime me vlerë mbi 40.000 lekë;
  7. Bën shitje tek një tregtar tjetër, dhe

iii.   Blerësi individ të kërkon vetë një faturë tatimore me TVSh.

  1. Lësho faturë tatimore shitje me TVSh në rast se:
  2. Shet mallra ose kryen shërbime me pagesë të mëvonshme në bankë;
  3. Arkëton paradhënie për shitje mallrash ose kryerje shërbimesh në një datë të mëvonshme. d. Lësho faturë tatimore nga blloku yt, me shënimin “Faturë e lëshuar nga blerësi”, për blerjet që bën nga individë, persona fizikë jo-tregtarë, dhe shëno në të numrin e kartës së identitetit të tij, në mënyrë që fatura të jetë e vlefshme për qëllime tatimore;
  1. Plotëso faturat e shitjes me të gjitha të dhënat e kërkuara: datën, të dhënat e blerësit, emrin tregtar/emrin e individit, NIPT/Nr. personal, adresën, transportuesin, përshkrimin e mallit/ shërbimit, njësinë, çmimin pa TVSh, vlerën pa TVSh, shumën e TVSh, etj;
  2. Bëj mbylljen e kasës fiskale, në fund të çdo dite pune dhe transmeto të dhënat e saj. Të nesërmen regjistrimi i kuponave fillon nga e para;
  3. Merr faturë tatimore të thjeshtë ose me TVSh (në varësi të përgjegjësisë tatimore të shitësit) për çdo blerje të kryer për biznesin tënd.

Kujdes: Për moslëshim të faturës, mosdokumentim të mallrave në ruajtje dhe lëvizje mallrash të pashoqëruar me dokumenta tatimore, në mënyrë të përsëritur, administrata tatimore të regjistron me detyrim si pagues i Tatimit mbi fitimin; Blerjet pa faturë tatimore ose vetëm me kupon tatimor, nuk njihen si shpenzime të zbritshme.

Deklarimi i të punësuarve dhe të larguarve nga puna dhe i pagave të tyre:

  1. marrja në punë dhe largimi nga puna deklarohen në llogarinë elektronike:
  2. 1 ditë para marrjes në punë, dhe
  3. Brenda 10 ditëve nga data e largimit nga puna.
  4. Njihen si shpenzime vetëm pagat që paguhen nëpërmjet sistemit bankar.Detyrimet tatimore që duhen paguar

Shuma e detyrimeve tatimore llogaritet duke shumëzuar shumën (bazën) mbi të cilën llogaritet tatimi me shkallën tatimore të caktuar për secilin lloj të tatimit.

Tabela 2–Detyrimet tatimore për Personat Juridikë me xhiro vjetore mbi 2 – 5 milionë lekë

Nr. Lloji i Detyrimit Shkalla tatimore Shuma mbi të cilën zbatohet shkalla tatimore
1. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSh) 6%20% Vlera për shërbimin e akomodimitVlera e mallrave/shërbimeve të tjera
 

2.

Kontribute për sigurime shoqërore të punëmarrësit  

24.5%

Paga mujore faktike bruto por jo nën pagën minimale dhe jo mbi pagën maksimale mujore (24,000-105,850 lekë)
3. Kontribute për sigurime shëndetësore të punëmarrësit 3.4% Paga mujore faktike bruto por jo nën pagën minimale mujore (24,000 lekë)
 

4.

 

Tatim mbi të ardhurat nga punësimi të punëmarrësit

0%13%

 

23%

Paga mujore bruto deri në 30,000  lekë;Pjesa e pagës mujore bruto mbi 30,000-130,000  lekë

Pjesa e pagës mujore bruto mbi 130,000  lekë

5. Tatim i thjeshtuar mbi fitimin 0% Fitimi bruto (para tatimit)
6. Tatim në burim 15% Shuma bruto e pagesës për individë të paregjistruar

Kujdes: Në rast se xhiroja në një vit kalendarik, kalon kufirin 5 milionë lekë, duhet të deklarosh dhe të paguash tatimin e thjeshtuar mbi fitimin me shkallën tatimore prej 5%. Në vitin e parë të regjistrimit, llogaritja e xhiros bëhet duke shumëzuar muajt nga data e regjistrimit në QKB me xhiron proporcionale 416,667 lekë në muaj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button