Home / Rajoni / Turqi, urdhër arresti për 89 ushtarakë të lidhur me FETO-n

Turqi, urdhër arresti për 89 ushtarakë të lidhur me FETO-n

Prokuroria në Stamboll thotë se personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti akuzohen për komunikim dhe lidhje me anëtarët e FETO-s.

Prokuroria në Stamboll ka lëshuar urdhër arresti për 89 ish ushtarakë dhe ushtarakë aktivë për lidhje me organizatën terroriste FETO, e cila qëndron pas tentimit të dështuar të grusht shtetit të 15 korrikut të vitit 2016.

Prokuroria në Stamboll thotë se personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti akuzohen për komunikim dhe lidhje me anëtarët e FETO-s.

Në operacionet policore deri më tani nga liria janë privuar 56 të dyshuar.

Organizata terroriste FETO, me në krye Fetullah Gülen është përgjegjëse për përpjekjen e dështuar të grusht shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit 2016, në të cilën ranë dëshmorë 251 persona dhe mbi 2.200 të tjerë mbetën të plagosur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: