Home / Kronika / Sociale / 1 Tetori, Dita Botërore e të Moshuarve

1 Tetori, Dita Botërore e të Moshuarve

1 Tetori njihet ndryshe si Dita Botërore e të Moshuarve. Çdo vit, tematika e Ditës Botërore të të moshuarve është e ndryshme. Këtë vit në fokus është mesazhi “Të moshuarit – Një forcë e re për zhvillim”.

pensionistet
Sipas përkufizimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të moshuar janë personat mbi moshën 65 vjeç. Moshimi apo plakja e popullsisë përbën për shoqërinë një fenomen demografik mjaft të rëndësishëm, i cili në të ardhmen do të jetë më i mprehtë, me të gjitha pasojat që sjell ky fenomen.
Aktualisht, shoqëria njerëzore ndodhet përballë një realiteti të ri social e shëndetësor.
Megjithëse shumë persona të moshuar kanë probleme shëndetësore kronike, shumica e tyre nuk kanë probleme që pengojnë aktivitetin e tyre normal apo lëvizshmërinë. Mendimet se shumica e personave të moshuar janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi si pasojë e sëmundjeve dhe invaliditetit, janë të gabuara.
Në përgjithësi, vetëm rreth 5% e personave në moshën e tretë janë të detyruar të mos dalin dot nga shtëpia si pasojë e problemeve shëndetësore kronike.
Në të gjithë botën është në proces një revolucion demografik. Sot në botë ka rreth 600 milionë njerëz të moshës 60 vjeç e lart. Kjo shifër pritet të dyfishohet në vitin 2025 dhe të arrijë shifrën dy miliard në vitin 2050, kryesisht në vendet në zhvillim.
Organizata Botërore e Shëndetësisë në faqen e saj zyrtare ka renditur disa fakte rreth të moshuarve, ndër të cilat renditen përkufizimet e ndryshme rreth procesit të plakjes.
“Në vitin 2050 rreth 80% e njerëzve të moshuar do të jetojnë në vendet më pak të zhvilluara. Moshimi i popullsisë po ndodh paralelisht me urbanizimin e shpejtë. Nga viti 2007 më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete dhe, në vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në më shumë se 60%”, nënvizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.