Kronika

Kërkohet vetting për Mirela Fanën. Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë kishte dhënë dorëheqjen

Komisioni i Pavarur i Apelit (KPA) mori në shqyrtim të hënë ankimin e Komisionerit Publik për rastin e gjyqtares së dorëhequr Mirela Fana.
KPA-së i kërkohet nga komisioneri që të rrëzojë vendimin e KPK-së për ndërprerje të procesit të vetting-ut për anëtaren e dorëhequr të Gjykatës së Lartë, Fana. As zonja Fana dhe as përfaqësuesi i saj ligjor nuk janë paraqitur në seancë, por komisioneri ka kërkuar që çështja të shqyrtohet në mungesë të saj.

Rasti i Mirela Fanës është i ngjashëm me atë të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, për të cilin Komisioneri Publik kërkoi që t’i nënshtrohet procesit të vetting-ut, pavarësisht se ai hoqi dorë nga e drejta për të qenë pjesë e gjyqësorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button