Home / Kronika / I hidhet tritoli në shtëpi drejtorit 29-vjeçar të OSHEE-së në Fushë-Krujë

I hidhet tritoli në shtëpi drejtorit 29-vjeçar të OSHEE-së në Fushë-Krujë

Në banesën e përgjegjësit të OSHEE-së për Fushë-Krujën, u vendos në orët e para të mëngjesit lëndë eksplozive.

Nga shpërthimi, policia thotë se janë shënuar vetëm dëme materiale.

Tritoli është vënë rreth orës 03:00 brenda murit rrethues të banesës së 29-vjecarit, B.Masha i cili është drejtor i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Fushë-Krujë.

Ai banon në lagjen “Pengile” në Krujë. Grupi hetimor – thotë policia – po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.

Nga shpërthimi është demtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr ndërsa janë thyer dyer e dritare, ka mure të plasaritura, si dhe ka lëvizur çatia e shtëpisë

Leave a Reply

%d bloggers like this: