Kosova

Komandanti i KFOR-it për bllokadën e Vuçiqit: Ai rajon e ka historinë të ndjeshme

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, në një intervistë për mediat serbe ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë marrë vendimin që Vuçiqi të mos e vizitojë fshatin Banjë të Skenderajt.

Ai ka thënë se KFOR-i ka qenë i gatshëm të intervenojë për sigurinë e Presidentit të Serbisë.

“E para është Policia, i dyti EULEX-i, pastaj ne. Neve na u dha detyra që të merremi me sigurinë e Presidentit të Serbisë dhe ne e bëmë këtë. Ishim të gatshëm që të intervenojmë në të gjitha pjesët ku ishte presidenti që të kishte siguri. Këtë edhe e bëmë sepse gjithçka ishte në rregull përveç fshatit Banjë”, ka thënë ai.

“Ky fshat ndodhet në një rajon që ka historinë e vet dhe ajo është e ndjeshme. Atje ishte policia por edhe ne siç e konfirmuam edhe disa komentatorë, të gatshëm për të intervenuar. Por mendoj se ishte një vendim i mençur i presidenti tuaj që situata të mbetet e qetë, që të mbahet nën kontroll”, ka thënë Cuoci.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button