Home / Kosova / Kocijančič: Vuçiç nuk duhet të lavdërojë politikën dhe veprimet e Millosheviçit

Kocijančič: Vuçiç nuk duhet të lavdërojë politikën dhe veprimet e Millosheviçit

Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Maja Kocijančič thekson se Bashkimi Europian pret që Serbia dhe Kosova të vazhdojnë dialogun.
Duke iu referuar fjalimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Kosovë, të dielën e kaluar, më 9 shtator, Kocijancic theksoi se “nuk ka hapësirë përr dykuptimësi apo lavdërim për politikën dhe veprimet e Millosheviçit. Vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare janë mëse të qarta në këtë rast”.

“Pajtimi, normalizimi dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë do të jenë të mundura vetëm kur politikat e së kaluarës janë kapërcyer dhe braktisur”, theksoi Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Maja Kocijançiç.

Leave a Reply

%d bloggers like this: