Home / Kronika / Memorandum Mirëkuptimi mes RTSH -së dhe RTV-së të Republikës Popullore të Kinës

Memorandum Mirëkuptimi mes RTSH -së dhe RTV-së të Republikës Popullore të Kinës

I spikatur në miqësinë tradicionale mes Shqipërisë e Kinës , bashkëpunimi mediatik mes dy vendeve u shënua sot edhe me nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi mes RTSH dhe Administratës Shtetërore të Radios dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës .
Ne fokus te marreveshjeve te nenshkruara eshte licensimi për programe të ndryshme që pala kineze i ofroi palës shqiptare si dhe nje memorandum Mirëkuptimi mes CCTV + dhe RTSH për shkëmbimin e lajmeve.
Ne krye te delegacionit te lartë te Administratës Shtetërore të Radios dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës, Zv. Ministri , Nie Chenxi nënvizoi miqësinë tradicionale mes dy popujve duke vecuar bashkëpunimin në fushën e medias si te domosdoshëm për njohjen reciproke të dy popujve. Pala kineze ofroi asistencë për programe, trajnim stafi dhe bashkëpunime në fusha të ndryshme.
Drejtori i Përgjithshëm i RTSH – së Thoma Gëllçi theksoi rëndësinë e kësaj vizite dhe aspektin shumëplanësh të marrëdhnieve të RTSH me Administratën Shtetërore të Radios dhe Televizionit të Republikës Popullore të Kinës, si në pjesën dypalëshe, ashtu dhe si rrjedhojë e qënies anëtarë të Bashkimit të Transmetuesve të Azisë dhe Paqësorit – ABU. Një kontribuese e veçantë e ketij bashkepunimi eshte edhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës fale edhe angazhimit personal të Ambasadores Jiang Yu.  Pjesa thelbësore e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit është me Radion nderkombetar te kines për radio stacionin e Cërrikut.
Z. Gëllçi vlerësoi palën kineze si një partner të madh e të rëndësishëm për zhvillimin e RTSH – së. Ai vlerësoi ndihmën e specialistëve kinezë që nga themelimi i televizionit shqiptar dhe ngritja e rrjetit të transmetimit. Ai gjithashtu u shpreh se një hallkë e rëndësishme lidhjeje është dhe seksioni shqip në radio televizionin kinez.
Zv. Ministri Nie Chenxi vlerësoi ndihmën e RTSH – së për transmetimet nga radio stacioni i Cërrikut dhe u shpreh i bindur se, edhe me ndihmën e Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri ky bashkëpunim do të shkoje më tej .
Sipas marrëveshjeve, në të ardhmen e afërt do të transmetohen në kanalet e RTSH-së nëntë drama televizive dhe dokumentarë kinezë, përfshi “Legjenda e Sipërmarrjes” dhe “Kina mahnitëse”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.