Home / Kronika / Nuk është nevoja të bëni abonime çdo muaj. Ja ku mund të gjeni dekoderin e duhur

Nuk është nevoja të bëni abonime çdo muaj. Ja ku mund të gjeni dekoderin e duhur

Qytetarët që po blejnë dekoderat për të parë transmetimet dixhitale të kanaleve pa pagesë, duhet të dinë se mund t’i blejnë ato në më shumë se një pikë dhe pa qenë nevoja të bëjnë abonime mujore apo vjetore në platforma të tjera televizive.

Nga bashkëbisedimet që Tiranapost pati me qytetarët, shumë ishin të revoltuar sepse u kërkohej të bënin edhe abonime për të parë kanale të tjera me pagesë.

Duhet të jetë e qartë se dekoderi DVB T2 mund të blihet në shumë pika që tregtojnë pajisje elektroshtëpiake, si edhe një numër të konsiderueshëm të tyre e ka hedhur në treg Radio Televizioni Shqiptar.

Edhe nëse zgjidhni dekoderat e platformave me pagesë si “Digitalb”, “Tring” e të tjera, duhet të dini se 34 kanale janë gjithmonë të hapura dhe nuk është nevoja të paguani asgjë shtesë.

Dixhitalizimi është një proces i iniciuar dhe i kontrolluar nga Autoriteti i Medias Audiovizive dhe nuk i përket asnjë platforme private.

Leave a Reply

%d bloggers like this: