Home / Ekonomia / Shqipëri-Mali i Zi, negociim kushteve tregtare

Shqipëri-Mali i Zi, negociim kushteve tregtare

 Zv.kryeministrja Senida Mesi gjatë një vizite zyrtare në Mal të Zi ka takuar Milutin Simović, zëvendës-kryeministër për Politikat Ekonomike dhe Sistemin Financiar, si dhe Ministër për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Zv/kryeministrja thotë se ka diskutuar me homologun malazez në lidhje me projektet me interes të ndërsjellë mes dy vendeve dhe më konkretisht, mbi negocimin e kushteve tregtare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe mbi veprimet konkrete që duhen ndërmarrë për liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona lidhur me menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare.

“Ndamë bindjen e plotë se rezultatet e para të kësaj marrëveshjeje do të pasojnë së shpejti!”, thotë Mesi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: