Sociale

Universitetet publike- Nis regjistrimi i fituesve

Me publikimin e listave përfundimtare fituese në universitetet publike, duke nisur nga sot, studentët mund të drejtohen në sekretaritë mësimore të fakulteteve ku janë shpallur fitues dhe të bëjnë regjistrimin përfundimtar.

filologjiku

Afati i fundit i studentëve për të bërë regjistrimin në sekretari është data 7 tetor 2014.

Për këtë vit akademik do të pranohen në vit të parë rreth 19 mijë studentë në të gjitha universitetet publike.

Gjatë kësaj periudhe maturantët kishin afat të kryenin proceduarat e regjistrimit online. Ndërkaq, mes dy opsioneve që kishin për të zgjedhur, atij për të mbetur në degën që ishin shpallur fitues në fazën e parë dhe asaj për të vazhduar konkurimin, maturantët do të kishin mundësi të zgjidhnin vetëm një. Ata që zgjodhën alternativën e dytë mundën të verifikonin në datën 29 shtator, renditjen në listë, nëse kishin mundur të renditen në një preferencë më të lartë.
Dokumentacioni që studentët duhet të dorëzojnë është: një mjet identifikimi, dy fotografi si dhe mandat-pagesa prej 1600 lekësh.

Studentët që nuk regjistrohen deri në orën 18:00 datë 7 tetor, humbasin të drejtën e studimit. Vendi i tyre do të shpallet bosh në fazën e fundit, nëpërmjet Formularit A3.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button