Politika

Parlamenti transmetim në “24 orë në 24”, shqetësohen deputetët

Sesioni i ri parlamentar i ka gjetur sallat ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve me një pamje të re, ku përveç lyerjes është instaluar dhe vënë në funksionim sistemi i ri elektronik i kamerave dhe mikrofonëve.

Por, kjo duket se ka sjellë shqetësimin e deputetëve, të cilët ndihen nën presionin e përgjimit ’24 orë në 24’.

Deputeti Ilir Beqaj e krahasoi funksionimi e tyre me një Big Brother çka sjell transmetimin në zyrat qendrore edhe të bisedave, që nuk janë në funksion të punës së Kuvendit.

I shqetësuar dukej edhe deputeti Robert Bitri, i cili kërkoi fikjen e kamerës së TV SCAN në momentin që kjo çështje po diskutohej mes anëtarëve të komisionit.

Insistimi i tij u ndal vetëm pas ndërhyrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi i cili kërkoi regjistrimin e diskutimit.

Ndërkaq, Shalsi tha se nuk kishte informacion për mënyrën e funksionimit të sistemit, por pasi të njiheshin dhe trajnoheshin nga ekspertët, deputetëve do u jepet mundësia të paraqesin edhe shqetësimet e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button