Bota

Strasburg-Juncker: Ta marrim Ballkanin Perëndimor në gjirin tonë

Duhet të përcaktojmë në mënyrë përfundimtare përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor pasi përndryshe, të tjerët do të marrin përsipër detyrën për t’u dhënë formë fqinjëve tanë, deklaroi sot presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në një seancë plenare në Strasburg.

‘’Sfidat e jashtme po shumëfishohen dhe ne nuk mund të heqim dorë nga ndërtimi i një Europe më të bashkuar dhe më të fortë’’, theksoi ai në fjalimin e tij mbi gjendjen e Bashkimit Europian.

”Çështja e migrantëve ka dhënë rezultate në Mesdhe, megjithatë shtetet anëtare ende nuk kanë gjetur një raport të drejtë midis përgjegjësisë së individëve dhe solidaritetit të nevojshëm, që duhet të dëshmohet nëse dëshirojnë ta mbajnë pa kufij hapësirën e Schengenit”, shtoi Juncker.

”Jam kundër kufijve të brendshëm, aty ku janë krijuar duhet të eliminohen”, theksoi ai.

‘’Europa duhet të flasë me një zë të vetëm’’, deklaroi Juncker.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button