Home / Kronika / Një shqiptar është qëlluar për vdekje në New York

Një shqiptar është qëlluar për vdekje në New York

Autoritetet amerikane bënë të ditur se viktima është Grei Frashëri, 23 vjeç. Ai u vra të premten e 7 Shtatorit në Bay Ridge në Brooklyn.

Në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja, ndërsa mësohet se tre makina janë larguar me shpejtësi momentin kur ndodhi vrasja. Deri më tani nuk dihet se kush e shkrepi armën. Gjithashtu po hetohet për të zbuluar shkaqet që çuan në vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar.

Ndërkohë të afërm të riut shqiptar kanë reaguar në Facebook, ku shprehen të hidhëruar për vdekjen e njeriut të tyre.

“Ai ishte pikë mbështetjeje për miqtë e tij, me një buzëqeshje ngjitëse dhe gjithmonë kujdesej për të tjerët. Dua që kjo dhimbja dhe ky trishtim i paduruar të mos i bjerë askujt”, shkruan kushëriri i tij, Rifat Sokoli.

Ai u bën thirrje të gjithëve atyre që kanë informacion për vrasjen e Greit t’ua tregojnë autoriteteve. Ndërkohë në një faqe dedikuar viktimës, hopeforgrei.com, një i afërm tjetër shkroi se familja ka vendosur që ta falë fajtorin

Leave a Reply

%d bloggers like this: