Home / Politika / Veseli në Tiranë takon Ruçin: Territori ynë, i panegociueshëm

Veseli në Tiranë takon Ruçin: Territori ynë, i panegociueshëm

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u takua paraditen e së mërkurës në Tiranë me homologun e tij shqiptar, Gramoz Ruçi.

Pas takimit, kryetarët e kuvendeve dolën në një konferencë për shtyp, aty ku Veseli theksoi se “territori i Kosovës është i panegociueshëm”.

“Kosova po shkon në dialog për moscenim të integritetit territorial. Nuk ka asnjë opsion tjetër. Ajo që e pengon Kosovën është mungesa e unitetit. Asnjë deklaratë nuk e dëmton më shumë Kosovën sesa mungesa e unitetit. Të jenë bashkë pozita dhe opozita që të kemi një konsensus”, u shpreh Veseli.

Ndërsa Gramoz Ruçi tha: “Shqipëria mbështet pa rezerva dialogun Kosovë-Serbi. Kjo është platforma e duhur për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Zgjidhja të jetë e drejtë, e pranueshme dhe afatgjatë”.

Sipas Veselit e rëndësishme është të thuhet, se rrugëtimi i Kosovës është perëndimor, drjet BE-së dhe anëtarësimit të plotë në NATO. “Jemi shumë krenarë që kemi partnerë si SHBA, partner i përjetshëm dhe se jemi në anën e vendeve perëndimore e të BE-së që janë përkrahëset tona”, tha Veseli.

Veseli pati edhe një këshillë për mediat duke thënë se nuk do të donte që pretendimet e Beogradit të mbarten në realitetin tonë. “Paqe, fqinjësi e mirë. Shtetësia jonë është e panegociueshme”, tha ai.

Ndërkohë kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u takua paraditen sotme me ish presidentin Sali Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.