MaqedoniaRajoni

Sekretari amerikan i Mbrojtjes vjen në Shkup, shqetësim për përzierjen e Moskës në referendum

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis paralajmëroi se fundjavën e ardhshme do ta vizitojë Maqedoninë që të shprehë përkrahje të qartë për referendumin e ardhshëm  për çështjen e emrit, por edhe brengë për shkak të involvimit të mundshëm të Moskës në këtë proces.

“Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tanë të Maqedonisë dhe qartë do të bëj me dije se SHBA-ja e përkrah popullin e Maqedonisë”, tha Mattis në deklaratë për gazetarët në Pentagon.

Mattis theksoi që është i brengosur se Rusia mund të involvohet në procesin e referendumit në Maqedoni.

“Nëse keni votim, Moska do të involvohet. Unë jam i brengosur për atë. Përzierje të tillë Rusia ka praktikuar nga Estonia deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Ukraina dhe tani në Maqedoni, gjithmonë adaptohet me situatën konkrete”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button