Home / Politika / Porosia e Metës për Kosovën: Nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm

Porosia e Metës për Kosovën: Nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm

Kosova ka nevojë imediate për konsensus politik të brendshëm dhe gjithëpërfshirje në fazën përfundimtare të dialogut me Shqipërinë. Ka qenë kjo deklarata e kreut të shtetit Ilir Meta gjatë takimit me kryeparlamentarin e Kosovës Kadri Veseli dhe zv.kryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.
Meta nënvizoi se: “situata kërkon që shumica qeverisëse të krijoj një klimë më gjithëpërfshirëse në raport me opozitën, por edhe opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta ne këtë moment historik”.

“Në këtë proces të rëndësishëm kërkohet bashkëpunim shumë më i ngushtë me partneret tanë strategjike te angazhuar për stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane të rajonit”, – theksoi Meta.

Leave a Reply

%d bloggers like this: