Home / Ekonomia / Zbardhet marrëveshja e ortakëve për statusin e shoqërisë “AIR ALBANIA”

Zbardhet marrëveshja e ortakëve për statusin e shoqërisë “AIR ALBANIA”

Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen e ortakëve për statusin e shoqërisë “AIR ALBANIA”, sh.p.k.

Nё mbёshtetje tё ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, të ligjit “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të krijimit të shoqërisë “Air Albania”, sh.p.k., me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave miratoi marrëveshjen, ndërmjet ortakëve “ALBCONTROL”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare dhe “Turkish Airline” e “MDN Investiment”, sh.p.k., për statutin e shoqërisë “AIR ALBANIA”, sh.p.k.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, autorizohet shoqëria “ALBCONTROL” sh.a., të ndjekë procedurat përkatëse për regjistrimin e marrëveshjes të këtij vendimi, në regjistrin tregtar.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “ALBCONTROL”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: