Home / Bota / Amerika / Pentagoni: “Nuk mund të bombardojmë ISIS-in qorrazi”

Pentagoni: “Nuk mund të bombardojmë ISIS-in qorrazi”

Pentagoni1Ushtria amerikane nuk mund të bombardojë organizatën Shteti Islamik (ISIS) “qorrazi”, theksoi dje Pentagoni, duke kërkuar që të tregohet “durim strategjik” për të shkatërruar krejtësisht luftëtarët xhihadistë.

“Askush nuk ka thënë se kjo do të jetë e lehtë dhe e shpejtë, dhe askush nuk duhet të ulë mbrojtjen nga iluzioni i rremë që mund të sjellin këto sulme ajrore”, theskoi para shtypit një zëdhënës i Pentagonit, kundëradmirali John Kirby.

“Ne nuk do të bombardojmë dhe nuk mund të bombardojmë qorrazi”, vazhdoi ai.

Kjo deklaratë vjen një javë pasi Uashingtoni filloi të zhvillojë sulme ajrore kundër xhihadistëve në Siri, me ndihmën e vendeve arabe. SHBA-ja njoftoi se vetëm të hënën të hënën dhe të martën kishte zhvilluar 22 sulme ajrore kundër grupit ISIS në Irak dhe SIRI.

Sulmet ajrore prekën rafineritë e naftës të kontrolluara nga xhihadistët, tanke, artileri, godina dhe shënjestra të tjera, por ISIS-i po vazhdon të fitojë terren në disa rajone, kryesisht pranë kufirit turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published.