Home / Rajoni / Maqedonia / Ivanov: Qëllimi strategjik anëtarësimi në BE dhe NATO, por jo alibi për marrëveshje të keqe

Ivanov: Qëllimi strategjik anëtarësimi në BE dhe NATO, por jo alibi për marrëveshje të keqe

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot priti përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini.

Siç njoftoi kabineti i presidentit Ivanov, në takimin u shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë dhe për procesin e integrimit evropian, si dhe për sfidat kyçe me të cilat përballet rajoni.

Presidenti Ivanov theksoi se edhe më tej do t’i mbështes integrimet evropiane dhe evroatlantike të Republikës së Maqedonisë të cilat janë me rëndësi të madhe për prosperitetin e shtetit, por njëkohësisht porositi se “qëllimet strategjike nuk guxojnë të keqpërdoren në llogari të interesave nacionale dhe interesave të popullit maqedonas”.

“Qëndrimi im është i pandryshuar. Qëllimi strategjik i Republikës së Maqedonisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Por, BE-ja dhe NATO nuk guxojnë të jenë alibi për një marrëveshje të keqe me të cilën hapen më shumë çështje, sesa që mbyllen”, porositi presidenti Ivanov në takimin me Mogherinin.

Paraprakishtë sot, Mogherini në shoqërim të kryeministrit Zaev vizitoi Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe mbajtën konferencë të përbashkët për media, me ç’rast apeloi qytetarët e Maqedonisë se “zëri i tyre në referendumin më 30 shtator është kyç për Bashkimin Evropian”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: