Home / Rajoni / Hungaria, hapa ligjore kundër vendimit kritik të BE-së

Hungaria, hapa ligjore kundër vendimit kritik të BE-së

Duke folur këtë të premte për një radio shtetërore, kryeministri Viktor Orban tha se pret një “debat serioz ligjor” në lidhje me vendimin e PE-së.

“Pra, plani na qenka ky: nëse Hungaria nuk do të mund të detyrohet të pranojë emigrantë, atëherë asaj do t’i hiqet e drejta për të mbrojtur kufijtë e saj. Ata duan të dërgojnë mercenarë nga Brukseli këtu te ne për të marrë kontrollin…nga bijtë tanë hungarezë që po mbrojnë kufirin tonë. E sigurisht që të mos keni ndonjë iluzion tjetër, veç faktit se ata do të lejojnë më pas emigrantët të hyjnë në Hungari”, deklaroi Orban.

Orban, i cili ka qenë një nga kundërshtarët më të ashpër të emigrantëve në Bashkimin Europian, theksoi se ditët e Parlamentit aktual Europian janë të numëruara, duke qenë se zgjedhjet e reja janë shumë pranë, pasi do të mbahen vitin e ardhshëm.

Ai kritikoi gjithashtu Kancelaren gjermane, Angela Merkel, pasi kjo e fundit apeloi ndaj shteteve të BE-së gjatë së enjtes, që të siguroheshin se agjencia kufitare “Frontex” ka fuqi të mjaftueshme për të ndihmuar në ndalimin e emigracionit të paligjshëm, në të njëjtën linjë me planet e Komisionit Europian.

Leave a Reply

%d bloggers like this: