Home / Kronika / Pogradec, shpërthim eksplozivi në shtëpinë e biznesmenit

Pogradec, shpërthim eksplozivi në shtëpinë e biznesmenit

Një shpërthim është regjistruar 45 minuta pas mesnatës së kësaj të diele në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.
Për fat të mirë, nga shpërthimi i lëndës plasëse të hedhur në lulishten e banesës së një biznesmeni 60-vjeçar, nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo materiale, për shkak edhe të distancës prej 25 metrash nga banesa.

Megjithatë, oficerë të policisë po punojnë për të mësuar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Leave a Reply

%d bloggers like this: