Politika

Gramsh, Rama: Libra falas për fëmijët dhe shtëpi të re për familjen Sharku

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në shtëpinë e Kujtim Sharkut në fshatin Pishaj në Gramsh, jo vetëm u ka shpërndarë fëmijëve librat falas, por edhe ka dhënë një premtim të shumëpritur: shtëpia e rrënuar ku jeton familja Pishaj do të rindërtohet.

Kryeministri në shtëpinë e Kujtim Sharkut, fashti Pishaj Gramsh, dëgjon me vëmendje atë çfarë thotë i zoti i shtëpisë  i cili duke folur për shtëpinë e tij në gjendje të mjerueshme shprehet se “këtë shtëpi e kam sajuar vetë dhe siç e shihni është gati në shembje”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama interesohet për katër fëmijët nëse shkojnë në shkollë, mëson nga e zonja e shtëpisë se ata të katërt shkojnë në shkollë.

Kryeministri Rama vazhdon të shohë çdo detaj të gjendjes së familjes, ndërsa familjarët thonë se marrim ndihmën ekonomike dhe kompensimin e energjisë elektrike.

Më tej, kryeministri pyet nëse kanë tokë, dhe familjarët shprehen se s’kanë as tokë dhe asgjë tjetër.

Kryeministri shprehet se bësoj se do të gjejmë një zgjidhje për shtëpinë, ministrja do të ndjek këtë gjë dhe unë jamë në mbështetje.

“Do  të gjejmë një mundësi për ta strehuar familjen diku tjetër, që ta fillojmë shpejt punën  që të mos ju kapë dimri jashtë”, thotë kryeministri Rama.

Gjithashtu, bashkë me premtimin, kryeministri Rama kujdeset t’u shpërndajë fëmijëve edhe librat falas duke i uruar “t’i gëzoni”. “Mësoni se të tjerat do zgjidhen të gjitha, prandaj jemi ne”, thotë ai.

Ndërsa merr rrugën për t’u larguar, kryeministri Rama u kërkon fëmijëve të mos thonë falemnderit pasi “me bërjen e shtëpisë, duhet të merren nota të mira, se ai është shpërblimi i vetëm për ne”.

“MIRËMËNGJES dhe me urimin që këta katër fëmijë t’ia dalin sa më mirë në shkollë këtë vit si edhe me të gjithë vëmendjen për të përmirësuar sa më parë kushtet e jetesës për ta e për këdo që si ata ka nevojë për një ndihmë të veçantë, ju uroj një të diel të qetë”, shprehet kryeministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button