Politika

PDIU bashkohet me Opozitën, Basha: Spektri më i madh politik në Shqipëri

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim 1 orësh me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi në ambientet e “Rogner”. Në takim ishin të pranishëm dhe Albana Vokshi dhe Mesila Doda. Pas takimit Basha e Idrizi janë shprehur se kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi mes dy partive.

“Bashkimi i PDIU me Frontin e Bashkuar Opozitar realizon spektrin më të madh politik sot në Shqipëri”, ka dekaruar Basha pas takimit më kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi, ku ishte i pranishëm dhe ish- Presidentit i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Riçardo Migliori.

Në fjalën e tij, Basha i uroi mirëseardhjen Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe liderit të saj Shpëtim Idrizi në Frontin e Opozitës së Bashkuar.

“Opozita është në frontin më të gjerë dhe më e angazhuar dhe e fortë me bashkimin e të gjithë faktorëve kryesorë politikë të vendit. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar kanë sot një mision jetik për çdo familje shqiptare. T’i japim fund bashkëqeverisjes me krimin, të largojmë një orë e më parë aleancën e pushtetit me krimin që ka zaptuar Qeverinë, Parlamentin, institucionet e drejtësisë, Policinë, të çlirojmë vendin nga sundimi i bandave.”, tha ai

Duke Folur për qëndrimin e opozitës në lidhje me çeshtjen Çame, Basha tha se “Partia Demokratike e Shqipërisë ka qënë, është dhe mbetet thellësisht e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë në dimensionin  historik të kujtesës dhe respektit, nderimit për viktimat, në dimensionin e sigurimit të lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë të lindur në Çamëri dhe në dimensionin e përpjekjeve juridike dhe diplomatike për të garantuar të drejtën e pronës për të gjithë qytetarët shqiptarë të Çamërisë”.

Nga ana e tij, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi tha se “Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet deri më sot ka qënë në opozitë, sot është pjesë e Opozitës së Bashkuar, sepse ka përballë një maxhorance arrogant”.

Më tej, Idrizi thekson se “prioritet i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet është trajtimi i çështjes së shqiptarëve të Çamërisë në përputhje me të gjithë konventat ndërkombëtare, veçanërisht me konventën ndërkombëtare të të drejtave të Njeriut, rezolutën shqiptare të Çamërisë.

Po ashtu,  Basha u shpreh se  dua t’i uroj edhe njëherë mirëseardhjen mikut tonë dhe të Shqipërisë, Presidentit Riçardo Migliori, një nga figurat kryesore të Partisë Popullore Europiane, familjes europiane të Partisë Demokratike të Shqipërisë, President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitet kyç për Shqipërinë dhe Ballkanin.

Presidenti Riçardo Migliori u shpreh se  jam sot këtu si Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut dhe si mik i shqiptarëve.

“Jam këtu sot, sepse kjo marrëveshje është një marrëveshje e dobishme, pasi thjeshtonë politikën shqiptare, rrjedhimishtë është e dobishme për demokracinë shqiptare. Është një pakt patriotik sepse është i shtyrë vetëm nga qëllimet fisnike për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve” tha ai.

Gjithashtu, Migliori shton se “është e rëndësishme pasi është kryesisht nje pakt për opozitën, që në këtë moment nuk dëshiron të jetë një fortesë e mbyllur, por një shesh i hapur për çdo kontribut të çdo shqiptari vullnet mirë, në mënyrë që të ndihmojë në kapërcimin e këtij momenti të vështirë për këtë vend të rëndësishëm të Evropës e të Ballkanit.”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button