Kronika

Humbën në Llogara. 4 turistët italianë u gjetën pas 3 orë kërkimesh

Policia e Vlorës u erdhi në ndihmë 4 turistëve italianë ditën e dielë. Dy prej tyre kishin humbur kontaktet në një zonë të vështirë malore në qafën e Llogarasë, ndërsa dy të tjerët kishin humbur rrugën.
40 policë, pas 3 orë kërkimesh, bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga rreziku të katër turistëve italianë. Turistët u shoqëruan nga Policia me gjithë automjetin e tyre në hotelin ku janë akomoduar në Llogara.

4 shtetasit italinë kishin parkuar automjetin e tyre në anë të rrugës dhe ishin futur në pyllin e Llogarasë, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme për turizëm malor, por gjatë eksplorimit të zonës kishin humbur orientimin dhe rrugën e kthimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button