Kronika

Hidhet nga kati i 12 i pallatit, ndërron jetë i riu në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit. Sipas policisë së qytetit bredetar, një i ri 21-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur nga kati i 12 i një pallati.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Nr.1 të Durrësit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që shtynë të riun drejt këtij akti esktrem.

“Më datë 16.09.2018, në lagjen Nr.1, është hedhur nga lartësia nga një pallat 12 katësh shtetasi A.K. 21 vjeç, banues në Manëz, Durrës, i cili ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakun”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button