Home / roze / Martesa në fshehtësi Eliza Dyshku, aktores me origjinë shqiptare

Martesa në fshehtësi Eliza Dyshku, aktores me origjinë shqiptare

Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku, është martuar një muaj më pare, por nuk ka dashur ta bëjë publike dasmën e saj.

37-vjeçarja kurorëzoi dashurinë me Peter Palandjian, 54 vjeç dhe e konfirmoi martesën vetëm të shtunën, pasi publikoi disa foto nga ceremonia e 18 gushtit.

Ajo postoi disa momente, krah së cilave shkroi vetëm ditën e martesës “8.18.18”, bashkangjitur me emoji-t e dy zemrave.

Veç ditës së celebrimit, çifti duket se kishte organizuar edhe një paradë me biçikleta në Boston, vendlindjen e bashkëshortit të aktores. Edhe biçikletat kishin të shënuar ditët e tyre të martesës dhe bashkimet e emrave: “Peliza”.

Eliza Dushku, e cila u kthye në një aktore të njohur në Hollivud për rolet e saj në disa filma, shpalli fejesën me ish-tenistin në qershor të vitit të kaluar.

Peter është gjithashtu president i “Intercontinental Real Estate Corporation” në Boston, kompani biznesi e themeluar nga babai i tij.

Ai është diplomuar në Universitetin e Harvardit dhe ka 4 fëmijë nga lidhjet e mëparshme.

Eliza e ka mbajtur romancën jashtë vëmendjes së publikut dhe ka ndarë vetëm disa foto me raste në mediat sociale.

Leave a Reply

%d bloggers like this: