Home / Sporti / Bale-Zidane, historia e marrëdhënieve të këqija lojtar-trajner

Bale-Zidane, historia e marrëdhënieve të këqija lojtar-trajner

Pavarësisht paraqitjes heroike të Gareth Bale duket fillimisht që Gareth Bale ishte ai që përflitej për largim por më vonë u larguan dy personat e tjerë që nuk priteshin të largoheshin.

Gareth Bale ishte pak kontrovers kur bëri krahasimet e tij në mes të Zinedine Zidane dhe Julen Lopetegui në një intervistë të bërë në Daily Mail, por është e qartë kjo, në një hapësirë brenda tre muajve të fundit, situata e uellsianit në Real Madrid ka ndryshuar tërësisht. Mbi të gjitha, në fund të sezonit të kaluar, ditë e bale në Real ishin të numëruar. Ai nuk e kishte më besimin e Zidane dhe duket se do të shitej.

Por, si ishin marrëdhëniet në mes të Bale dhe ish trajnerit të Real – një trajner, i cili, herë kritikonte e herë lavdëronte atë në BBC.

Dyshimet e para…

Dyshimet e para filluan në prill të vitit 2016 kur Zidane e la jashtë sulmuesin në dy ndeshje për një lëndim në kofshën e tij të djathtë dhe pastaj – mjekët e këshilluan atë që mos të kërkojë rikthimin e tij të shpejt – ai vendosi që ta kthente në aksion në El Clasicon kundër Barcelonës. Qartë ai nuk ishte gati dhe pas vetëm 35 minuta para se të detyrohet të largohet pasi që kishte problem me lëndimin në kofshën tjetër, duke zgjatur më shumë se duhet muskujt e këmbës së majtë dhe duke pasur probleme më të dyja këmbët. Insistimi i tij për të luajtur, nën menaxhimin e Zidane (në kohën kur Bale kthehet nga lëndimi, ai do të largonte dikë që ishte më i mirë gjatë mungesës së tij që ishin; Lucas Vázquez, Marco Asensio, James Rodríguez…), duke e lënë atë përsëri për t’u trajtuar dhe në bankë. “Ai me tha që ai ishte gati”, tha Zidane pas humbjes 3-2 në Bernabeu. Bale nuk do të luante më deri në finale të Ligës së Kampionëve që u mbajt në Cardiff, që është vendlindja e tij, kur ai bëri një zëvendësim të shpejt…

Sezoni i kaluar

Zidane përsëri dëshiron që të kthej në vijën e parë të Realit fiksimin ‘BBC’ kur po zhvillohej sezoni i ri, por gradualisht ai e përshtati formacionin 4-4-2 pasi që i ofronte një shkallë më të lartë të paraqitjes se mesfushës e ku roli në formacionin e parë të Bale fillon të tkurret. Pasi pati një fillim të sezonit me lëndime ku ai humbi 14 ndeshje (pasi që pati lëndime të përsëritura të kofshës). Ish lojtari i Tottenham bëri një rikthim të magjishëm në Kupën e Klubeve në Botë, por nuk arriti ta mbante formën e tij – e në këtë fazë Zidane i besonte më shumë Karim Benzemas që i kushtoi Bale. Sapo ai bëri vend në formacionin e parë, ai e dinte se tani ishte një aksesor në Real Madrid.

Në ndeshjen e 1/8 së finales në shkurt kundër Paris Saint-Germain shënohet fillimi i fundit në mes të Zidane dhe bale. Trajneri e la në bankë që ishte nata më e rëndësishme që trajneri i tij i Kombëtares do ta tregonte se Bale nuk ishte i lumtur në Real Madrid. Ai shihej i pakënaqur në bankë, nuk ngutej për të hyrë në ndeshje. Në fund, ai e injoroi Sergio Ramosin, kur kapiteni i tij i kërkoi atij që të duartrokasin në drejtim të tifozëve të Bernabeu. Me kokë ulur, ai niset drejt për në zhveshtore, një shmangie ai pastaj e përsërit të njëjtën në Paris, ku përsëri ai nuk ngutet që të ndërrohet.

Bale u kthye në formacionin startues në ndeshjen e ardhshme kundër Real Betisit, por ishte zëvendësuar në minutën e 73’të pasi që kishte dështuar për të fituar një top, e kompletoi vetëm një driblim të suksesshëm dhe bëri vetëm dy goditje brenda portës. “Ai po luan lojën e tij”, ishte komenti ikonik i Zidane për paraqitjen e tij. Bale vazhdonte të bënte përpjekje edhe më të vogla për këtë gjë. Prapë ishte zëvendësues kundër Leganes, ai madje u largua në tunel pasi kishte luajtur pjesën e parë, para se të luante në Ligën e Kampionëve ku pati një reagime të ftohtë kundër golit të parë të Cristiano Ronaldos në Juventus, ku startojë në pjesën e dytë kundër Bianconeri, e ku ju përgjigj portugezit me një buzëqeshje ironike kur ai i tha të jetë më agresivë. Zidane menjëherë e largojë duke futur Vazquezin në vendin e tij, duke e lënë atë jashtë në ndeshjen kundër Malagas dhe e lë në bankë edhe kundër Athletic Bilbaos.

Një lojtar më pak minuta – por fitues i finales në Kiev

Ishte e qartë që Zidane e humbi besimin në Bale; ai luajtu pak minuta në LaLiga, por kur është fjala në Ligën e Kampionëve, rënia e tij ishte evidante. Kundër PSG’së, në 1/8 e finales, ai u zëvendësua në dy ndeshjet dhe ishte paraqitur vetëm 36 minuta; në çerekfinale nuk u përdor në ndeshjen e parë më Juventusit dhe kur Real humbiste 2-0, ai u largua në pjesën e parë; kurse kundër Bayern në gjysmëfinale, ai nuk pati gisht në ndeshjen e parë kurse në të dytën luan 18 minuta në pjesën e dytë.

Ky ishte skenari përderisa Real hyri në finale kundër Liverpoolit: në një ndeshje kruciale, ai u bë pjesë kryesore. Zidane filloi sulmin me Isco-Cristiano-Benzema madje para Bale ai preferonte Asensio dhe Vazquez. Ne të gjithë e dimë çfarë ndodhi pastaj: ai hyri pas një ore në Kiev dhe ja fitoi klubit titullin e 13’të në Europë me një gol të mrekullueshëm me gërshërë, plus një goditje të fuqishme që nuk mundi ta priste Loris Karius. Pavarësisht që mori medalën e katër të Ligës së Kampionëve, Bale’it i ishte hapur dera për largim në verë dhe këtë e tha edhe në intervistë. “Kam nevojë për më shumë ndeshje javë pas jave dhe nuk jam i lumtur këtë sezon. Do të ulëm me agjentët në verë dhe do të diskutojmë këtë gjë”.

Por gjërat ndërruan në fund të sezonit. Zidane papritur japi dorëheqje, me Bale që mbeti i vetmi lojtar i skuadrës që nuk i tha lamtumirë trajnerit të tij. Pas tij, Cristiano po ashtu u largua, duke lënë statusin e lojtarit më të mirë te Bale, i cili nga një këmbë jashtë klubit, ai kthehet në lojtar kryesor të ekipit. Ai tani ka besimin e tërë të trajnerit të tij, është më shumë se një startues, deri tani, duket se nuk vuan më nga lëndimet; në fakt, ai duket më në formë se kurrë. Të gjithë përbërësit janë aty që ai ta shfrytëzoi momentin e tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: