Home / Politika / Vettingu në politikë, Ish- Ministri demokrat tregon sesi do të largohen zyrtarët e lartë

Vettingu në politikë, Ish- Ministri demokrat tregon sesi do të largohen zyrtarët e lartë

Ish-ministri teknik i Drejtësisë, demokrati Gazmend Bardhi ka shpjeguar dy elementë të rëndësishëm të vettingut të politikanëve.

I ftuar në emisionin Opinion, Bardhi është shprehur se me rëndësi të veçantë për procesin në fjalë do të jenë lidhje e politikanëve me krimin dhe mosjustifikimi i pasurisë.

Ish Ministri theksoi se nëse vihet re lidhja dhe kontaktet e qëllimshme me një person të lidhur me krimin, atëherë ligji do të largojë politikanin apo zyrtarin e lartë nga detyra. Pika e dytë është ajo e mosjustifikimit të pasurisë.

Kujtojmë se sipas PD-së vettingu për politikën do të përfshijë të gjithë kastën politike, duke nisur nga deputetë e deri tek kryeministrat. Në propozim përfshihen dhe titullarët e institucioneve kushtetuese, përfshi këtu Presidentin e Republikës, Guvernatorin e Bankës se Shqipërisë apo kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Këtë të hënë lideri i demokratëve Lulzim Basha bëri publik dhe pesë rregullat kryesore të Vettingut, ndër të cilat në sy binte fakti se procesi do të monitorohej nga ndërkombëtarët dhe do të ishte plotësisht i shkëputuar nga duart e politikës si dhe reformës në drejtësi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: