Home / Kryeartikull / Opozita e djathtë, si “Këshillat e Lagjeve” të dikurshme

Opozita e djathtë, si “Këshillat e Lagjeve” të dikurshme

Nga Pandeli Majko

Opozita sot ka protestuar pse është dëgjuar në ambjentet e një shkolle “kënga e partizanit të vogël Velo”… Kjo është për të qeshur dhe për të ardhur keq.

Cfarë të keqe paska kjo këngë dhe kë fyen ajo?!

Para pak kohësh, qeveria shqiptare mori vendimin për të rikthyer në atdhe të eshtrave të Mithat Frashërit. Asnjë veteran apo familje të lidhura me Luftën nuk protestoi. Pasardhësin e Frashëllinjve megjithë ndarjet dhe kundërshtitë që vijnë nga historia e para 1944-ës si ish-kreu i Ballit Kombëtar ata e respektuan si njerëz dhe si shqiptarë dinjitozë.

Opozita heshti për këtë vendim. Ajo merret sot me faktin pse këndohet kënga për një partizan që mori armët në moshë të re kundër okupatorit të vendit. “Këshillat e lagjeve” të dikurshme në kohën e komunizmit të shikonin me kë rrije, si i mbaje flokët dhe cfarë kënge këndoje…

Bravo i qoftë asaj shkolle që ka vënë këngë partizane për ditën e parë të shkollës. Ajo është kënga e atyre që rrëmbyen armët kur atdheun ja u pushtuan të huajt. Ky quhet patriotizëm jo komunizëm. Komunizmin nuk ja u sollën partizanët 14 vjecar. Shikoni sa ish-partizanë janë burgosur gjatë komunizmit dhe pastaj protestoni.

E djathta sot është në opozitë jo nga kënga që ju këndojnë kundërshtarët por nga padija për të kënduar një këngë të vetën…

Sigurisht.

Leave a Reply

%d bloggers like this: