Bota

Pentagoni synon të krijojë një njësi të ndërhyrjes së shpejtë në Lindjen e Mesme

pentagoniPentagoni synon të vendosë një forcë të ndërhyrjes së shpejtë prej 2 300 trupash në Lindjen e Mesme që do ketë si synim të ndërhyjë sa më shpejtë në krizat në rajon.

“Kjo njësi ndërhyrjeje për momentin nuk do të lidhet me operacionet që zhvillohen në Irak”, theksoi zëdhënësi i Pentagonit, kundëradmirali John Kirby.

“Kjo njësi do të jetë e pajisur nga shumë avionë dhe do të jetë gati të veprojë menjëherë në rast evenimentesh të paparashikuara”, sipas Kirby-t.

Sipas një oficeri të Marinsave kjo njësi prej 2 300 trupash do të qëndorjë në Kuvajt.

Ideja e krijimit të kësaj njësie ndërhyrjeje ekziston që vitin e kaluar, para se SHBA-ja të zhvillonte fushatën e sulmeve ajrore në Siri dhe Irak.

Sulmi ndaj konsullatës në Bengazi, në Libi, më 11 shtator 2012, kishte bërë që ushtarakët amerikanë të mendonin për një forcë reaguese të tillë.

Kjo njësi do të mundësojë një përgjigje më të shpejtë kur një krizë fillon në rajon, si për shembull evakuimin e një ambasade.

Një forcë e të njëjtit lloj është ngritur edhe për rajonin Afrikan. Baza e saj ndodhet në Spanjë./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button