Home / Politika / Vettingu në politikë, Basha: I ndryshëm nga SPAK e BKH

Vettingu në politikë, Basha: I ndryshëm nga SPAK e BKH

Në një bashkëbisedim ditën e sotme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpjegoi nismën e opozitës për vettingun në politik, duke hedhur poshtë pretendimet e mazhorancës se do i takojë 2 institucioneve që do të dalin nga reforma në drejtësi që të largojë politikanët e korruptuar.
“Për 10 ditë, Rama e zëdhënësit e tij kanë thënë gënjeshtra pa fund”, u shpreh Basha teksa theksoi se është i njëjti formulim ligjor si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët.

Kreu i PD theksoi gjatë fjalës së tij se s’do të ketë më trajtim special për politikanët.

“Trajtim special për politikanët s’do ketë më. Çfarë vlen për qytetarin e thjesht dhe policin, nuk vlen për politikan, kjo do të marrë fund”, tha ai.

Më tej Basha sqaroi se Vettingu në politikë që ai dhe forca e tij politike kërkon, ndryshon nga dy institucionet që do të ngrihen nga reforma në drejtësi, SPAK dhe BKH.

“SPAK dhe BKH nuk kanë mandat të ngjashëm si vettingun e politikanëve, por hetimin e politikanëve. Ato do i çojnë në burg. Në rastin e Vettingut i takon politikanit të dëshmojë se nuk është i lidhur me krimin apo të justifikojë pasurinë. Ndërkohë që SPAK dhe BKH nuk merr dot masë ndaj tyre nëse nuk i gjen me shkelje. Ndërsa Vettingu i spastron politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin”, sqaroi Basha, teksa vlerësoi se dy proceset do të jenë të ndarë e të pavarur nga njëri-tjetri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: