Home / Politika / Vettingu në politikë, Rama ironizon Bashën në “Twitter”

Vettingu në politikë, Rama ironizon Bashën në “Twitter”

Kryeministri ka zgjedhur t’i përgjigjet përmes një statusi ironik kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për vettingun e kërkuar në politikë.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i PD ka ribërë thirrje për themelimin e vettingut në politikë, duke theksuar se SPAK dhe BKH vetëm mund të hetojnë e dënojnë nëse e provojnë që politikanë ka lidhje me kriminelët, ndërsa propozimi i tij synon të spastrojë të gjithë ata politikanë të korruptuar.

Kryeministri Rama ka zgjedhur që t’i përgjigjet me ironi përmes rrjetit social twitter.

“Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim.Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë.Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim.Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin”, shkruan Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: