Ekonomia

Durrës- Mbi 58 mijë udhëtarë me tragete nga 1-16 shtator

Mbi 58 mijë udhëtarë kanë preferuar të lundrojnë me tragete gjatë periudhës 1-16 shtator të këtij viti.

Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual të Durrësit mësohet se megjithëse ka përfunduar kthimi masiv i bashkëatdhetarëve që kaluan pushimet verore pranë familjeve në vendin tonë, Kosovë dhe Maqedoni, numri ditor i udhëtarëve me tragete mbetet i lartë.

44.584 udhëtarë me 9.051 autovetura janë nisur në këto 16 ditë nga Durrësi drejt porteve të Barit dhe Ankonës. Po ashtu në të njëjtën periudhë tragetet kanë transportuar edhe 1690 kamionë.

Nga statistikat operative mësohet se që nga fillimi i këtij muaji në Durrës kanë mbërritur 13.490 udhëtarë të tjerë me 2873 autovetura gjithsej, si dhe me 1.784 kamionë gjithsej.

Gjatë muajve korrik-gusht të këtij viti tragetet u shfrytëzuan nga 384 mijë udhëtarë gjithsej.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button