Kronika

Zbardhet vrasja e 69-vjeçarit në Tropojë, autori e priti në banesë dhe e ekzekut

Zbardhet ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Tropojë ku një person u vra me armë zjarri në bjeshkën e Doberdolit. Policia identifikon autorin e dyshuar të vrasjes së 69-vjeçarit.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë”, raporton policia.

Shtetasi N.L dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button