Home / Nga Facebook / Besian Pesha: Firma nuk e lejon te ndeze kondicionerin

Besian Pesha: Firma nuk e lejon te ndeze kondicionerin

Mirëmëngjes!
Linja Teg-Stacioni i Trenit. Brenda në autobus temperatura 40°. I kërkoj shoferit të ndezë sistemin e ajrimit. Më thotë që nuk punon. I kujtoj që e ka detyrim sepse mjeti është në shërbim publik. Më thotë sërisht që nuk punon. E ngre pak zërin dhe më bashkohen edhe dy a tre pasagjerë të tjerë. I ndier nën presion shoferi tregon se firma nuk e lejon ta ndezë paradite sistemin. Biles ai nuk ka akses. Në drekë vjen dikush nga firma dhe e ndez. Për konfirmim më tregon bluzën e tij të bërë qull nga djersa qysh në 8:30.
Mbeta pa fjalë…

Leave a Reply

%d bloggers like this: