Kronika

6 djem nga Zharrëza përfundojnë në spital: U helmuam nga nafta

6 banore të fshatit Zharrëz në Fier janë dërguar në urgjencën e spitalit të Fierit gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, pasi shfaqen probleme shëndetësore në të njëjtën kohë. Ata pretendojnë se janë helmuar, pasi jetojnë pranë puseve të naftës dhe gazit në Zharrëz.

Mjeket e spitalit të Fierit bëjnë të ditur se 6 djemtë morën trajtimin e duhur dhe pas 2 orësh u larguan nga spitali në gjendje të stabilizuar. Sipas bluzave të bardha, pacientet u paraqitën me dhimbje koke, gjendje konvulsioni dhe marrje mendsh. Por mjekët thonë se nuk mund të përcaktojnë nëse kjo gjendje ka ardhur si pasoje e helmimit nga gazi. Fillimisht u dyshua se djemtë mund të kishin konsumuar alkool, por rezultatet e analizave e hodhën poshtë një gjë të tillë.

Banoret e fshatit Zharrëz kanë bërë shpesh apel për ndihmë, pasi sipas tyre jetesa mes gazit e naftës është shume e vështirë. Nuk janë të pakta rastet kur banore te kësaj zone shfaqin probleme shëndetësore si pasojë e ajrit të ndotur.

Ndërkohë, ankesat e vazhdueshme të banorëve kanë bërë që në vendin ku shkarkohen mbetjet hidrokarbure nga dekatimi i Albpetrol, në përroin e Zharrëzës të mbërrijnë edhe inspektorët e mjedisit, të cilët monitoruan situatën. Kryeinspektori i zyrës rajonale Fier, të Inspektoratit të Mjedisit, Pyjeve, ujërave dhe turizmit, Agron Basholli, ka pohuar se gjendja e krijuar do të monitorohet në vazhdimësi me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare, ndërsa sipas tij po shihet mundësia e mbylljes së këtij dekantimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button