Home / Kronika / Biznesmeni i dhunuar: Po paguaj për borxhet e vëllait, si më masakroi banda

Biznesmeni i dhunuar: Po paguaj për borxhet e vëllait, si më masakroi banda

Biznesmeni Andrea Zoga, i cili ra mbrëmë pre e dhunës ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë. Ai tha se ishte dhunuar nga disa persona që mendon se janë pjesë e një bandë, ndërsa shtoi se nuk kishte konflikte me askënd. Sipas tij motiv mund të jetë bërë një konflikt që vëllai i tij ka me disa persona të tjerë për çështje pronësie.

Në një deklaratë për gazetarët nga ambientet e spitalit të Traumës biznesmeni tha se më të vëllanë nuk ka asnjë marrëdhënie, ndërsa pohoi se ishte kërcënuar me jetë më herët. Teksa kërkoi që të merren masa dhe autorët të vihen para drejtësisë, biznesmeni paralajmëroi se në të kundërt do të largohet nga Shqipëria.

Si ndodhi ngjarja?
Vëllai ka konflikt me persona të tjera. Bëhet fjalë për një konflikt për pronën. Mbi këtë pronë është ndërtuar nje pallat dhe vëllai ka detyrim ndaj këtyre personave. Unë jam kërcënuar. Çështjen e kam çuar në prokurori që nuk jam në dijeni dhe përgjegjës për këtë çështje. Prokurori Julian Zonja e mbyll këtë çështje pa e rihapur fare pasi nuk gjen prova. Sot një muaj pasi është mbyllur çështja, del një bandë që të dhunon në mes të rrugës. Skam asnjë konflikt tjetër. Kam 20 vite në treg. Jam një nga sponsorat e ambasadës amerikane. Dallova vetëm dy persona me kapele që kishin ulur kokën, e që po drejtoheshin drejt meje, që mos t’i njihja. Më pas 4 persona më sulen. Bëra denoncim në polici dhe tek kryeministri. I falënderoj. Kërkoj që të merren masa për këtë rast. S’kam asnjë konflikt. Ka kamera sigurie. Kur më erdhën për të folur u thashë që nuk flas me tim vëlla prej vitesh, nuk kam lidhje me këtë histori, ju lutem më lini rehat. Para disa kohësh më kërcënuan me jetë, sot e bënë realitet.

Ku ndodhet vëllai juaj?
Është jashtë, ka disa muaj që është jashtë, nuk kam marrëdhënie me të.

Nëse çështja mbyllet nga prokuroria, si do të veproni?
Do largohem jashtë, do gjej zgjidhjen më të mirë të largohem jashtë.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi në prag të mesnatës në rrugën ‘Merdar Shtylla’ në Komunën e Parisit. Gazetarja Dorjana Bezat, raportoi për ‘BalkanWeb’ se biznesmeni Andrea Zoga, i cili ka disa aktivitete në Tiranë, (restorante dhe fast-foode), mori plagë në kokë dhe trup.

Gjatë dëshmisë së tij, që është siguruar nga Bezat, biznesmeni tha se 4-5 persona i kishin zënë pritë pranë shtëpisë me një makinë tip ‘Golf’ dhe më pas ata e kanë dhunuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: