Home / Politika / Rama: Gjermania, mbështetje të vazhdueshme integrimit të rajonit në BE

Rama: Gjermania, mbështetje të vazhdueshme integrimit të rajonit në BE

“Gjermania ka mbështetur vazhdimisht integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Europian, por edhe fuqizimin e ndërveprimeve dhe bashkëpunimin rajonal”.

Kështu vlerësoi sot, Kryeministri Edi Rama, në deklaratën e përbashkët për shtyp me Ministrin Federal për Punët e Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kryeministri Rama shprehu të gjithë respektin dhe mirënjohjen për angazhimin dhe vëmendjen e Qeverisë Federale për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në tërësi.

“Ne i japim një rëndësi të posaçme marrëdhënies me Republikën Federale të Gjermanisë, dhe nga ana tjetër e konsiderojmë me një rëndësi historike angazhimin e Qeverisë Federale dhe vetë Kancelares për të inicuar atë që tanimë njihet nga të gjithë botërisht si Procesi i Berlinit”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri shprehu mirënjohjen për Qeverinë Federale dhe Kancelaren Merkel, për rolin e rëndësishëm në funksion të mbështetjes së një prej reformave më themelore shtetbërëse të Shqipërisë europiane, reformës në drejtësi, dhe si dhe padyshim të gjitha reformave të tjera që lidhen drejtpërdrejt me progresin në funksion të integrimit në BE.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama kërkoi sot mbështetjen e Qeverisë Federale të Gjermanisë për kandidaturën e Shqipërisë për të drejtuar OSBE-së.

Leave a Reply

%d bloggers like this: