Home / Kronika / Kryeprokurorja raporton në Kuvend: 11 492 procedime penale, 10% më shumë se në vitin 2016

Kryeprokurorja raporton në Kuvend: 11 492 procedime penale, 10% më shumë se në vitin 2016

Kryeprokurorja Arta Marku ka pasqyruar të enjten gjatë seancës plenare raportin vjetor të punë së prokurorisë për vitin 2017.

Gjatë fjalës së saj, nga foltorja e Kuvendit, Marku bëri të ditur se “gjatë vitit të shkuar janë trajtuar nga prokuroria 58 291 materiale procedurale. Janë administruar nga këto 40 119 prej tyre ndjekur. 11 492 procedime penale janë regjistruar, teksa kallëzimet penale janë rritur me 10%”.

 Sipas saj, “numri më i larët i procedimeve penale është regjistruar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier e Korçë. Numri më i vogël i procedimeve është regjistruar në Përmet, Pukë e Mat”, tha Marku.

“Koeficientet e kriminalitetit sipas qarqeve tregojnë se Dibra e ka koeficientin më të ulët, ndërsa Vlora më të lartin. Raporti mes krimeve dhe kundra vajtjeve penale tregon se 87% e procedimeve penale i përkasin krimeve, ndërsa pjesa tjetër lidhet me vepra të tjera penale. Veprat kundër pasurisë janë më të lartat me 34% të totalit, rendi dhe siguria vijnë më pas, shoqëruar nga  veprat penale të dhunës në familje, krime kundër shëndetit, etj”, tha Marku

“Lufta ndaj korrupsionit ka qenë një ndër dy aktivitetet kryesore me të cilat prokuroria ka fokusuar punën e saj. Nga të dhënat kemi parë se gjatë vitit 2017 kemi patuar 69.9% rritje krahasuar me vitin 2016 dhe rritje të konsiderueshme të kallëzimeve të referuara në gjykatë. Numri i procedimeve penale për korrupsion aktiv të funksionarëve publik është 124, apo 163.8% në shumë krahasuar me vitin 2016. Korrupsioni në sistemin e drejtësisë ka ulje, vetëm 1 procedim penal me katër të pandehur. Ndërsa një vit më parë 3 procedime penale.  Krimi organizuar, në këtë drejtim janë regjistruar 17 procedime penale me 34 të pandehur, 16 procedime janë për grup të strukturuar kriminal. Nuk ka ndonjë tendencë krahasuar me 2016”, tha Marku.

“Sa i takon luftës ndaj lëndës narkotike, numri i procedimeve është rritur  15.4% më shumë se gjatë vitit 2016, numri referimeve në prokurori dhe  51.3% më shumë se në një vit më parë në gjykatë.  Rritja e procedimeve për trafikimin ndërkombëtarë të narkotikëve është dhe vepra me numrin më të lartë të raportimeve vitin e shkuar me 26% më shumë se një vit më parë(2016). Hetimi pasuror, gjatë 2017 ka depozituar në gjykatë 4 kërkesa për sekuestrim dhe 7 për konfiskim me vlerë disa miliona euro. Gjatë 2017 vepra penale e pastrimit të parave ka regjistruar 320 procedime penale, nga këto 36  janë dërguar në gjykatë. Po ashtu është kërkuar heqja e mandatit për tre deputet, çka është pranuar nga KQZ”, tha Marku ndër të tjera.

Leave a Reply

%d bloggers like this: