Rajoni

Avramopulos në Beograd: Marrëveshje BE-Serbi për Frontex-in

Komisioneri europian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Dimitris Avramopulos njoftoi me anë të një interviste për shtypin serb marrëveshjen që do të nënshkruhet sot në Beograd midis BE dhe Serbisë për përfshirjen e Frontex-it në kontrollin kufitar të vendit  ballkanik.

‘’Marrëveshja përbën një hap të mëtejshëm dhe të rëndësishëm në bashkëpunimin tonë të frytshëm me Serbinë në drejtim të menaxhimit të kufirit dhe kjo marrëveshje do të lejojë vendosjen e kontingjenteve të agjencisë Frontex në Serbi, e cila do të ndihmojë për kontrollet e kufirit lokal’’, shtoi ai.

“Kjo do të ndihmojë në forcimin e sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe për të trajtuar më mirë problemin e migracionit të paligjshëm. Kjo është një marrëveshje e ngjashme si ajo me Shqipëri në shkurtin e kaluar dhe me Maqedoninë në korrik’’, theksoi komisioneri.

“Dua të jem i qartë, Frontex do të mbështesë rojat kufitare, por nuk do t’i zëvendësojë ato’’, theksoi ai.

Avramopulos, i cili sot do të marrë pjesë në Beograd  në konferencën ndërkombëtare për sigurinë kibernetike dhe luftën në krimin e fushës teknologjike, në të njëjtën kohë njoftoi edhe një bashkëpunim më të ngushtë të Serbisë me agjencinë Europol.

“Negociatat janë në proces jo vetëm vetëm për luftën kundër trafikut të emigrantëve, por edhe për të luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës së armëve dhe luftës  kundër terrorizmit’’, shtoi ai.

”Serbia është një partner i rëndësishëm i BE-së dhe në tre të fundit vite ka luajtur një rol parësor në menaxhimin e krizave të migrantëve përgjatë rrugës ballkanike’’, përfundoi Avramopulos

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button