Home / Bota / Donald Tusk shton presionin mbi Theresa May: Asnjë kompromis, plani “Chequers” është i vdekur

Donald Tusk shton presionin mbi Theresa May: Asnjë kompromis, plani “Chequers” është i vdekur

“Ata që thonë se mund të jetoni fare mirë pa Europën, se çdo gjë do të jetë në rregull dhe se dalja nga unioni do të sjellë në Britani shumë para, janë gënjeshtarë”, tha ai. Komentet erdhën në përfundim të samitit të liderëve në Salzburg, ku May bëri apel për kompromis në BE për të evituar skenarin e daljes së Britanisë nga unioni pa marrëveshje. Ajo pati shpresuar që plani Chequers të pritej mirë. Tusk, që disa momente para deklaratave të tij pati një takim të shkurtër me May, i tha gazetarëve se ai donte që në samitin e mesit të nëntorit të përmbylleshin bisedimet me sukses. Por, në një hap që synon të rrisë presionin mbi kryeministren, ai tha se kjo mund të mos ndodhë nëse qeveria britanike nuk do të dalë me një zgjidhje të qartë për kufirin me irlandën.

“Pa një grand finale, në kuptimin pozitiv të fjalës, në tetor, nuk ka arsye për të organizuar një takim special në nëntor”, tha Tusk.

BE ka propozuar që Irlanda e Veriut të qëndrojë në tregun e përbashkët dhe unionin e doganave ndërsa pjesa tjetër e Britanisë do të tërhiqet. May insiston se ajo nuk e mbështet një plan të tillë, që sipas saj do të zhbënte ekonomikisht dhe kushtetuetshmërisht Britaninë e Madhe.

Leave a Reply

%d bloggers like this: