Kronika

“Të jepje diçka s’do prishej”, IKMT shkarkon 4 inspektorë nga detyra

Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici ka shkarkuar nga detyra katër inspektore të aksionit për prishjen e objekteve në Jalë pak ditë më parë.

Vendimi erdhi pas shfaqjes në media të një regjistrimi ku përfshiheshin dhe inspektorët e IKMT-së në Vlorë që “mësojnë” pronarin që të japë rryfshet për të shpëtuar pronën.

Inspektorët e pushuar të degës Vlorë janë: Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani dhe Vilson Lalaj.

“Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot saktifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit”- ka thënë Bici, gjatë një mbledhjeje urgjente në inspektorat

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button