Home / Bota / Le Pen refuzon vendimin e gjykatës për t’iu nënshtruar ekspertizës psikiatrike

Le Pen refuzon vendimin e gjykatës për t’iu nënshtruar ekspertizës psikiatrike

Liderja e Frontit Kombëtar në Francë Marine Le Penrefuzon vendimin e gjykatës për t’iu nënshtruar një ekspertize psikiatrike. Në mbështetje të saj është rreshtuar dhe ministri i Brendshëm Italian Mateo Salvini, i cili i ka bërë apel francezëve të mbrojnë lirinë e tyre.

Gjykata franceze ka vendosur që liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen ti nënshtrohet një ekspertize psikiatrike. Në këtë mënyrë sipas gjykatës do të mund të konfirmohet nëse Le Pen është e aftë të kuptojë atë që i thuhet apo t’i përgjigjet pyetjeve, por dhe për të vërtetuar nëse shëndeti i saj mendor përbën ose jo rrezik për publikun.

Reagimi i Le Pen ka qenë i menjëhershëm, ajo deklaroi se e refuzon këtë vendim i cili është marrë pas publikimit që ajo bëri në profilin e saj në Twitter të një videoje ku anëtarë të ISIS ekzekutojnë një peng.

Liderja e Frontit kombëtar në Francë publikoi vendimin e gjykatës në profilin e saj në Twitter duke shtuar se ai ishte I frikshëm, dhe se regjmi në vendin e saj po përhap frikë.

Ish-kandidatja për presidente në zgjedhjet e 2017-ës komentoi se fakti që kishte zgjedhur të publikojë tmerret e ISIS nuk mund të justifikonte vendimin e drejtësisë franceze për të kërkuar ekspertizë psikiatrike për të

E pyetur nga gazetarët në ambientet e –parlamentit francez për hapin e radhës ajo tha se nuk do e pranojë këtë vendim dhe do të priste se si gjykata do të mund ta detyrojë.

Mbështetësit e saj në Twitter e kanë konsideruar vendimin si diktatorial duke shtuar se mbyllja e kundërshtarëve në institucione psikiatrike ka qenë specialitet sovjetik dhe i regjimeve totalitare.

Edhe ministri i brendshëm italian Matteo Salvini shkruante se kishte mbetur pa fjalë: Solidaritet me të dhe francezëve, të cilët e duan lirinë!” përfundon mesazhi i tij në Twitter.

Leave a Reply

%d bloggers like this: