Home / Rajoni / Maqedonia / Kryeministri Zoran Zaev mbi takimin me Nënpresidentin Pence

Kryeministri Zoran Zaev mbi takimin me Nënpresidentin Pence

“Edhe një herë u dha sinjali se Shtetet e Bashkuara mbeten partneri strategjik serioz dhe i qëndrueshëm i Maqedonisë deri në referendum dhe pas tij. Disa herë gjatë takimit Nënpresidenti na uroi për lidershipin dhe u dakorduam që në vitin 2019 në Maqedoni ta festojmë së bashku anëtarësimin tonë në NATO”, – paralajmëron Kryeministri Zaev.

Ai nënvizon se zoti Pence ka theksuar pritshmëritë për pasqyrimin e integrimit ndaj zhvillimit ekonomik, ndërsa ka fituar bindjen për vazhdimin e përqendrimit të interesit amerikan në këtë pjesë Juglindore të Evropës dhe se kjo do të jetë në dobi të qyteravë dhe të Republikës së Maqedonisë, – thotë Zaev.

Ai shprehet se nga SHBA, vlerat demokratike të së cilës njihen në botë mund të përfitojë Maqedonia dhe populli i saj:

“Me gjithë mbështetjen që vjen nga Amerika, nga Matthew Palmer, Wess Mitchell, gjenerali Scaparotti, Sekretari i Mbrojtjes Mattis dhe duke e përmbyllur me Nënpresidentin Pence, i cili i përcolli përshënsdetjet e Presidentit Trump, do të thotë një inkurajim i madh për ne. Ne – shton kryeministri maqedonas, – jemi një vend i vogël por mik i madh i Amerikës dhe i botës së zhvilluar demokratike perëndimore ku synojmë të jemi edhe ne. Miqësia me SHBA mund të sjellë vetëm mirëqenie, përparim dhe lumturi tek qytetarët tanë të integruar në familjet e zhvilluara perëndimore”, – thotë ai.

Kryeministri Zoran Zaev thekson rëndësinë e referendumit dhe suksesin e tij kundrejt sigurisë afatgjatë për Maqedoninë si pjesë e NATO-s, ndërsa shprehet se nuk ka alternativë për këtë:

“Nëse do të kishte alternativë dikush do ta përmendëte. As që dua të mendoj për ndonjë alternativë në rast të mossuksesit në referendum sepse kjo më frikëson tërësisht, por unë – shton zoti Zaev, jam një nga optimistët më të mëdhenj për suksesin e referendumit sepse e njoh popullin, i cili gjithnjë ka marrë vendime të drejta dhe të mençura”, – thotë ai, duke shprehur shpresat për një të ardhme të ndritur për Maqedoninë.

Në lidhje me marrëveshjen e Prespës për ndryshimin e emrit të vendit, Kryeministri maqedonas thotë se do të reflektohet në mënyrë pozitive në marrëdhëniet midis Repubikës së Maqedonisë dhe Greqisë. “Të dyja palët kanë fituar, ndërsa maqedonasve u njihet identiteti dhe gjuha që kanë qenë aspirata shekullore të shumë gjeneratave më përpara”, sipas tij. Zaev thekson miqësinë me vendin fqinj që do të pasqyrohet në më shumë fusha, përfshirë ekonominë.

Në takimin me Nënpresidentin Pence ishte edhe zëvendës-kryeministri Bujar Osmani i ngaruar me çështjet evropiane dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov. Zoti Osmani thotë se referendumi i 30 shtatorit do t’u mundësojë shqiptarëve të Maqedonisë që ta realizojnë synimin e tyre të shumëpritur për të qenë pjesë e Aleancës veriatlantike të NATO-s:

“Me 30 shtator ne vendosim me dorën tonë, me votën tonë që të ndërpresim çdo aspiratë të Rusisë për ndikim në rajon dhe tek shqiptarët (e Maqedonisë). Ajo që Naimi (Frashëri) ka thënë dikur se ‘Dielli për shqiptarët lind në perëndim’, ka qenë pikërisht kjo ide, që shqiptarët të jenë pjesë e familjes perëndimore. NATO reflekton më së miri këtë përcaktim të shqiptarëve dhe është kënaqësi e privilegj, por është përgjegjësi që e mbajmë në supet tona të gjithë atyre gjeneratave që ne me dorën tonë më 30 shtator përcaktojmë që një herë e përgjithmonë shqiptarët do të jenë në NATO dhe me botën perëndimore”, – shprehet Osmani.

Leave a Reply

%d bloggers like this: