Home / Bota / Li Keqiang: Kina do të hapë më tej shërbimet financiare

Li Keqiang: Kina do të hapë më tej shërbimet financiare

Kryeministri Li Keqiang ka thënë se Kina është e vendosur të hapë më tej shërbimet e saj financiare, duke ruajtur qëndrueshmërinë financiare.

Ai i bëri këto komente gjatë mbajtjes së dialogut me përfaqësuesit e industrisë dhe tregtisë, financave, instituteve të studimit të politikave dhe mediave, të pranishëm në Forumin Veror të Davosit në Tianjin.

Kina ka hequr kufizimet mbi pronësinë e huaj të bankave. Kryeministri Li bëri të ditur një gjë e tillë do të bëhet edhe me kufizimet ndaj pronësisë së huaj të kompanive të sigurimeve dhe atyre të letrave me vlerë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: