Home / Ekonomia / Doganat: Realizimi i të ardhurave në shtator 100%

Doganat: Realizimi i të ardhurave në shtator 100%

dogana-takim-rogner-6Foto-A-494x350Realizimi i të ardhurave doganore në muajin shtator ishte 100 % e planit, bëri të ditur të mërkurën Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali. Deklarata e znj. Spiropali u bë gjatë takimit të dytë të Programit të Asistencës për Doganat Shqiptare të Crown Agents.
I pranishëm në takim ishte edhe zv/ministri i Financave, Ervin Mete, cili foli për një përmirësim të ndjeshëm të performancës së mbledhjes së të ardhurave. Sipas tij, vetëm në sajë të këtij përmirësimi performance në mbledhjen e të ardhurave në buxhet arkëtohen sot 200 milionë dollarë më shumë se sa në vitin 2008. Kjo sipas tij, do të thotë se qeveria e shkuar nuk arrinte të arkëtonte rreth 200 milionë dollarë në vit.
Po ashtu, Mete tha se biznesit i janë rimbursuar këtë vit 170 milionë dollarë TVSH e prapambetur.
“Dua ta theksoj sepse mali i TVSH-ve të prapambetura ka qenë një problem shumë i madh dhe një taksë faktike shumë e rëndë, ne e kemi pastruar dhe do të vazhdojë të përmirësohet në të ardhmen. Kemi rimbursuar deri tani 170 milionë dollarë TVSH të prapambetur për biznesin. Këto nuk janë shifra që duhet të na entuziazmojmë, por të behemi më të përgjegjshëm, që vitet e ardhshme të mund të krahasohemi me vetveten. Ndaj sfida me e madhe në vitin që vjen do të jetë krahasimi me veten”, deklaroi zv/ministri i Financave, Ervin Mete.

Takimi i II i Programi të Asistences për Doganat Shqiptare të Crown Agents Foto A.Dobi

Drejtorja e Adminstratës Doganore, Spiropali duke vlerësuar bashkëpunimin me Crown Agents, tha se në muajin shtator realizimi i të ardhurave ka qenë 100% efektiv. “Kemi patur një rritje 28.4 % krahasuar me muajin shtator të vitit 2013, ose 3 miliard lekë më shumë. Për periudhën 12 mujore, rritja llogaritet 14.2% më shumë, konkretisht 18.9 miliard lekë më shumë. Është një arritje e lartë dhe që do na ndhmojmë të performojmë më mirë”, nënvizoi Spiropali.
Këto arritje, sipas Spiropalit, nuk do të mbeten në këtë nivel dhe objektivat për të ardhmen janë të shumta. Asistenca me Crown Agents ka mundësuar, sipas Drejtores së Doganave, ndalimin dhe zbulimin e korrupsionit, procedura të modernizuara në teknologji dhe në burime njerëzore dhe zbulimin e riskut.

dogana takim rogner (4)Foto A“Një nga fushatat më të rendësishme që kemi ndërmarrë është fushata sensibilizuese për mallrat e akcizës, për kontrollin e importuesve dhe eksportuesve. Kemi bërë kontrolle të ndryshme për të ndaluar evazionin dhe korrupsionin. Sigurisht, kemi objektiva të mëdha për të ardhmen”, u shpreh ajo.
Ndërkohë David Smith, përfaqësuesi i Crown Agents në Shqipëri tha se për periudhën 6 mujore kemi kryer 2373 kontrolle të plota dhe 1999 kontrolle të pjeshme. Smith vuri në dukje se janë 1187 raste zbulimi që do të thotë jo vetëm korrupsion por edhe shkelje regjimi, për mungesë njohjeje legjislacioni apo mungesë informacioni për ndryshimet ligjore.
Smith informoi se pas dy fushatave të kryera për akcizën dhe regjimin e lejimit të përkohshëm të automjeteve, në fokus të punës së Crown Agents është sektori i hidrokarbureve dhe alkoolit.
Agjentët doganore, tha ai, do të ushtrojnë kontrolle dhe analiza në rafineritë e naftës dhe kantinat e prodhimit të pijeve alkoolike.
Qeveria shqiptare nënshkroi në fund të vitit 2013 një marrëveshje me kompaninë britanike “Crown Agents”. Në bazë të kësaj marrëveshje qeveria do i paguajë kompanisë britanike “Crown Agents”, 8.5 milionë euro për shërbimin dyvjeçar të asistencës që ajo do u ofrojë doganave. Sipas kontratës, shuma, do të lëvrohet në dy vjet, nga 4 milionë e 250 mijë euro në vit.dogana takim rogner (7)Foto A

Por në marëveshje është parashikuar se kjo pagesë mund të ulet deri në 25 për qind, nëse kompania britanike nuk sjell rezultatet në rritjen e të ardhurave, për të cilat palët kanë rënë dakord. Në kontratë janë përcaktuar gjithashtu edhe të drejtat dhe detyrimet e palëve. Sipas saj, “Crown Agents” do të asistojë personelin e administratës doganore në analizën e informacioneve doganore. Po kështu kompania britanike do të asistojë edhe personelin e administratës doganore që kryen funksione hetimi, kontrolli dhe verifikimi. Veç kësaj kjo kompani do i raportojë Ministrisë së Financave për çdo rast abuzimi, korrupsioni apo fenomeneve të ngjashme me to, duke përfshirë edhe ato në të cilat janë të implikuar edhe punonjësit e doganave. Marrëveshja do të ketë një afat prej dy vitesh, me opsion rinovimi për vitin e tretë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: