Home / Politika / PD: Prokuroria të pezullojë nga detyra Arta Markun

PD: Prokuroria të pezullojë nga detyra Arta Markun

 Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë së Tiranës të urdhërojë pa vonesë pezullimin nga detyra të Arta Markut dhe të nisë hetimin ndaj saj. Deklarata vjen nga deputeti i partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit, në mënyrë të qëllimshme dhe aktive, Arta Marku, gjatë 9 muajve në krye të prokurorisë i ka shërbyer vetëm një qëllimi: shkatërrimin e ekipit që po heton Saimir Tahirin dhe shpërbërjen e ekipit që nxori para drejtësisë, Emiljano Shullazin.

“Mediat kanë sjellë prova që faktojnë se, pasi largoi Elisabeta Imerin nga çeshtja Tahiri, Arta Marku, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe Besim Hajdarmatën, në të njëjtën ditë që u kërkua sekuestrimi i pasurive miliona euroshe të Habiljave dhe i audit të famshëm të Saimir Tahirit, AA 003 GB, me të cilin Habilajt bënin trafik ndërkombëtar droge”, tha Alibeaj.

Sipas tij, shpërdorimi i detyrës nga Arta Marku është një çështje që kërkon hetim të shpejtë nga Prokuroria e Tiranës, për të mos lejuar shkatërrimin e mëtejshëm të çështjeve Tahiri, Shullazi apo ndonjë dosjeje tjetër për të cilën është shqetësuar Edi Rama.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë së Tiranës të urdhërojë pa vonesë pezullimin nga detyra të Arta Markut dhe të nisë hetimin ndaj saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: